Djegia e fabrikës në Drenas, organizata "Let's Do It-Ta Pastrojmë Kosovën" kërkon masa për të minimizuar ndotjen
Organizata "Let's Do It-Ta Pastrojmë Kosovën", është shprehur e shqetësuar pas lajmit për djegien e fabrikës së përpunimit të plastikës në parkun e biznesit në Drenas për ndikimin e madh që sipas tyre ka shkaktuar djegia e saj në mjedis.
Organizata theksoi se djegia e plastikës liron "substanca të dëmshme si Dioksidi i sulfurit (SO2), Azoti (NO2), dhe Monoksidi i karbonit (CO), të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe shqetësimeve respiratore."
Më tej, "Let's Do It-Ta Pastrojmë Kosovën" thekson shqetësimin për mungesën e njoftimit dhe komunikimit nga autoritetet përgjegjëse dhe kërkon transparencë në menaxhimin e kësaj çështjeje.
"Eshtë shqetësuese mungesa e njoftimit dhe komunikimit nga autoritetet përgjegjëse dhe mungesa e transparencës në këtë çështje kritike. Kjo ngjarje thekson nevojën për: Monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ajrit dhe ujit, veçanërisht pasi në afërsi janë burime uji që shfrytëzohen nga banorët e fshatit Korrotice e Eperme dhe vetë bizneset në parkun e biznesit." - thuhet në reagim ndë të tjera.