Dje u rinumëruan 13 vendvotime prej 50, i takojnë komunës së Vushtrrisë
Nga 50 vendvotime që u vendos të rinumërohen, dje janë rinumëruar 13 prej tyre.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Këto vendvotime janë të Vushtrrisë.
“Sipas të dhënave, deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 13 vendvotime nga 50 sa është numri i përgjithshëm i tyre për të cilat ka marrë vendim KQZ. Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i takojnë komunës së Vushtrrisë.”
Ai shtoi se gjatë ditës së sotme do të vazhdojë rinumërimi.
“Gjatë ditës së martë do të procedohet me rinumërimin edhe të vendvotimeve të tjera.”