Djali sulmon prindërit në Pejë - NACIONALE

Djali sulmon prindërit në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte sulmuar prindërit e tij dhe si pasojë e sulmit, i dyshuari dhe babai i tij kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti është inicuar si “dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë, 13.08.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, viktimat kosovarë dhe si pasojë e sulmit i dyshuari dhe babai i tij kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme