Djali i Skënder Hysenit tallet lezetshëm me Kurtin: O Albin o luan, urime plani franko gjerman
Djali i Skënder Hysenit, Ylli, e ka bërë një tallje të lezetshme ndaj kryeministrit Kurti në një postim të tij në rrjete sociale.
Kurti shpërndau bisedën që pati në Radio Kosova me ish-këngëtarin e famshëm Xuxi, emri i plotë i të cilit është Naim Bunjaku.
Dhe, në këtë postim bie në sy komenti i Yll Hysenit, të birit të Skënder Hysenit, që thotë këto fjalë:
“O Albin, o luan! Urime Plani franko-gjerman!”

Figura e kryeministrit Kurti është lidhur shpesh me kafshën e luanit, i njohur ndryshe edhe si “Mbreti i Xhunglës”. Madje, kryetari i Kamenicës që vie nga radhët e VV-së, Kadri Rahimaj, e kishte vënë në zyren e tij një pikturë ku dukej Kurti me një pasqyrim të luanit.
Në anën tjetër, Plani Franko-Gjerman që është burimi i Marrëveshjes së Rrugës që u arrit në Bruksel e Ohër, përmban edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Skënder Hyseni është një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës që ka ushtruar një mori funksionesh publike në tri dekadat e fundit.