Djali i presidentit Rugova shkon për ngushëllime te familja Thaçi
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, ka shkuar për ngushëllime të familja Thaçi, pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Klan Kosova” ka publikuar pamje nga vizita që është bërë në ditën e dytë të së pames.

E pamja ndërkaq, po mbahet në qendrën sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
Thaçi ende nuk ka ardhur në Kosovë as për të pame deri më tash, e as në varrim.
Mbetet të shihet nëse Thaçi do të lejohet të vijë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme, dhe ku do të lejohet ai që të shkojë.
Në të kaluarën, Kadri Veseli apo krerët e tjerë të UÇK-së, lejoheshin vetëm për homazhe te varri, dhe për takime me 2-3 familjarë të ngushtë.