Djali i Mimoza Kusari - Lilës sulmohet nga një qen endacak
Arben Lila, bashkëshorti i deputetes të Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ka bërë të ditur se djali i tyre është sulmuar para shkollës nga një qen.
Ai ka publikuar edhe pamjet, ku shihet se fëmija ka pësuar lëndime.
Lila përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka pyetur nëse duhet paditur komuna e Prishtinës apo ministria përgjegjëse për strehimin e qenve endacak.
“Apo duhet ngritja e vetëdijes për trajtim adekuat të qenëve endacak? Trauma i ka mbetur dhe po i përsëritet atij dhe neve! Deri kur ma?” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Me 24 maj 2021 (foto) djalin para shkollës e sulmoi në qen. Dje afër shtëpisë arriti t'i shmanget një sulmi tjetër nga një qen rezident në një bashqe të braktisur!
A duhet paditur komuna e Prishtinës, Ministria përgjegjëse për ngritjen dhe strehimin e qenve endacak apo dyjat bashkë?
Apo duhet ngritja e vetëdijes për trajtim adekuat të qenëve endacak?
Trauma i ka mbetur dhe po i përsëritet atij dhe neve!
Deri kur ma?