Djali e pengon babanë për shitjen e pronës në Malishevë, përplasen me vetura gjatë për rrugës për në Polici
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi kishte penguar e sulmuar babanë e tij për shitjen e një prone në Malishevë.
Sipas raportit, i dyshuari e kishtë dëmtuar pronën dhe ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar babai i tij pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti plotë:
DHUNË NË FAMILJE &ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË
Malishevë 13.02.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar viktimën mashkull kosovar-babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën dhe po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.