Dixon: Trillim kur Prokuroria thotë se janë konfirmuar veprat e kryera nga Veseli - NACIONALE

Dixon: Trillim kur Prokuroria thotë se janë konfirmuar veprat e kryera nga Veseli

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka thënë se janë trillime pretendimet e prokurorisë se janë konfimruar akuzat ndaj klientit të tij.

Në fjalën përfundimtare të tij, të cilën e ka nisu sot, ai ka thënë se nuk ekziston asnjë provë se klienti i tij ka kryer krime.

“Nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë e dorës së parë që tregon përfshirjen e Veselit në veprat penale që pretendohet se ka kryer. Pretendimet e drejtpërdrejta janë bazuar në prova dytësore, bazuar në fjalë goje, pra shpesh edhe janë hequr”, ka thënë ai.

Sipas tij, çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin.

“Çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin. Për më shumë se pesë vjet që kur u ngrit aktakuza, e madje edhe më parë, që në 2015 ku u krijuan Dhomat e Specializuara dhe filluan hetimet, ZPS-ja ka gjurmuar diçka që nuk ekziston, janë munduar që të gjejnë prova për përfshirjen e Kadri Veselit në veprimtari penale”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme