Ditëlindja e Rugovës, Haziri: Na la pasurinë më të madhe që është Republika e pavarur
Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka përkujtuar ditëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rugova është njeriu që pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit.
Ai tutje ka thënë se Rugova ka lënë pasurinë më të madhe në Kosovë, që është Republika e pavarur.
“Sot është ditëlindja e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK. Presidenti ka veç ditëlindje!” – ka shkruar Rugova.
