“Ditë e zakonshme”: Zv.ministri Vokrri pi kafe e Schweppes në Leposaviq, i fton qytetarët për vizitë - NACIONALE

“Ditë e zakonshme”: Zv.ministri Vokrri pi kafe e Schweppes në Leposaviq, i fton qytetarët për vizitë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Vokrri, zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, është lajmëruar nga veriu i Kosovës. Më saktësisht, Vokrri e ka postuar një video nga një kafene në Leposaviq.

Nën shoqërinë e kafesë dhe pijesë së gazuar “Schweppes”, Vokrri ka thënë ca fjalë.

Ai ka pretenduar se situate është goxha e normalizuar dhe se kushdo mund ta vizitojë Leposaviqin.

“Ditë e zakonshme në Leposaviq. Po pijmë kafe me njerëz të zakonshëm. Mundet me ardhë çdokush, nuk ka ndonjë telashe. Është situatë goxha e normalizuar, e qetë, edhe kush është i interesuar mundet edhe ma ftesën teme me ardhë” – thotë Vokrri në video.

Lajme të ngjashme