Dita ndërkombëtare kundër vetëvrasjes: Dërgohet peticioni me mbi 13 mijë nënshkrime për hartimin e projektligjit - NACIONALE

Dita ndërkombëtare kundër vetëvrasjes: Dërgohet peticioni me mbi 13 mijë nënshkrime për hartimin e projektligjit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ditën ndërkombëtare kundër vetëvrasjes është dërguar në Kuvendin e Kosovës peticioni për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes, me mbi 13 mijë nënshkrime.

Drejtori i “Linjës së Jetës”, Bind Skeja ka thënë se me këtë peticion kërkojnë që të ketë ligj që rregullon sherbimet klinike për parandalimin e vetëvrasjes, ku kërkon nga ligjëvënesit që ta përplojnë këtë projektligj.

“Sot për ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjes, ne kemi përfunduar peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes me mbi 13,361 nënshkrime nga qytetarët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo shënon një arritje të jashtëzakonshme në trajtimin e vetëvrasjes në Kosove, duke filluar për herë të parë procesin e hartimit të politikave të cilat preokupimin kryesor e kanë reduktimin e vetëvrasjeve nëpërmjet trajtimit të dinjitetshëm të bashkëqytetarëve tonë. Ju rikujtoj se nëpërmjet këtij peticioni ne kërkojmë një ligji që rregullon, shërbimet klinike për parandalim të vetëvrasjes. Integrimin e parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale. Mekanizma për ngritje të profesionalizmit dhe kujdesit të mediave ndaj rasteve të raportimit të vetëvrasjes. Shërbime dhe mbështetje sociale jo-klinike”.

Skeja tha gjithashtu se ky mobilizimi është dëshmi se mund ti ndimojnë ata që janë duke e menduar me të keqen. Ai pai kritika për mos seriozitet për kryetarin e kuvendit Glauk Konjufca, pasi sipas tij ai nuk I priti në dorzimin e peticionit.

“Mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vetëlenduese. Programe specifike për komunitete jo-shumicë. Mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes. Ky mobilizim është dëshmi se së bashku ne mund të krijojmë shpresë për ata dhe ato të cilët sot kanë mendime për vetëvrasje. Jo një shpresë metaforike, e mbajnë në ajër, por je shpresë materiale, e ndërtuar mbi themelet e mbështetjes kolektive ndaj njeri-tjetrit, me solidaritet dhe me punë. Ne peticionin e kemi dorëzuar, por nuk janë prit nga kryetari Konjufca qysh parashihet me ligj. Kjo për neve e tregon një qasje jo serioze”, u shpreh Skeja.

Lajme të ngjashme