Dita Memoriale e Policëve të Rënë në Detyrë, Kurti: Policia sot është më e fortë se kurrë
Udhëheqësit institucionalë të Kosovës kanë bërë homazhe te memoriali i policëve të rënë, në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë.
Në ceremoni u nderuan 24 zyrtarët policorë që humbën jetën gjatë shërbimit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përkujtoi edhe 15-vjetorin e vrasjes së policit Enver Zymeri.
Ai tha se Zymeri u vra nga “dora kriminale e strukturave të Serbisë” derisa po mbronte integritetin territorial dhe sigurinë e vendit.
Kurti tha se Policia e Kosovës është forcuar, duke përmendur edhe përfshirjen e rreth 200 pjesëtarëve serbë në radhët e saj vitet e fundit.