Dita e Veteranit, Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Kjo ditë është e veçantë - NACIONALE

Dita e Veteranit, Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Kjo ditë është e veçantë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me rastin e Ditës së Veteranit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar përfaqësuesit e OVL-UÇK-së në selinë e tyre në Prishtinë.

Haradinaj ka uruar përfaqësuesit e kësaj organizate për lirimin nga Haga të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Ai ka vlerësuar se kjo është një ditë e veçantë.

“Urime edhe për kolegët që u erdhën, kjo ditë është e veçantë në krejt botën. Kemi rastet veçanta që sjellin mundin e familjeve së dëshmorëve, familjes Jashari, e plotë sakrificave tjera për liri”, ka deklaruar Haradinaj, raporton EO.

Dita e Veteranit të UÇK-së shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për çlirimin e Kosovës.

Lajme të ngjashme