Dita e tretë, Covey vazhdon dëshminë edhe sot në Speciale - NACIONALE

Dita e tretë, Covey vazhdon dëshminë edhe sot në Speciale

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçit, James (Jock) Covey, do të vazhdojë edhe sot dëshminë e tij në Speciale.

Ai dëshminë e tij e ka filluar të martën.

Gjatë dëshmisë së tij Covey ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka ndërlidhje me asnjë nga pretendimet e prokurorisë për veprimtari kriminale nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmia e tij vazhdon me pyetjet shtesë të avokatit Luka Mishetiq.

James (Jock) Covey është dëshmitari i thirrur nga Mbrojtja e Hashim Thaçit, sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, Covey ka shërbyer si Zëvendës Kryesor i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën gjatë periudhës përkatëse.

Lajme të ngjashme