Dita e Tokës: Aliu themelon Task-Forcë, aty do jetë ministria e Sveçlës, e Rozeta Hajdarit dhe ajo e Pecit - NACIONALE

Dita e Tokës: Aliu themelon Task-Forcë, aty do jetë ministria e Sveçlës, e Rozeta Hajdarit dhe ajo e Pecit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri Liburn Aliu, në Ditën e Tokës, ka bërë me dije krijimin e një Task-Force e cila do merret me mbrojtjen e mjedisit.

“Task Forca e Gjelbërt do të jetë një trup nga institucionet e ndryshme të Qeverisë së Kosovës, në përbërje do të jetë Ministria e Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Bujqësisë pë zbatimin e këtij vendimi.

Kjo task forcë, po krijohet si strukturë e veçantë dhe e përkohshme dhe do të merret me përmirësimn e nivelit të mborjtjes për lumenjtë, reduktimin e mbeturinave plastike dhe ndërmarrjen kundër degradimit mjedisor.

Kemi më shumë se një muaj që përgatitemi për themelimin e kësaj task-force dhe presim që brenda javës të mbajmë mbledhjen ku presim të miratohet edhe agjenda e veprimeve konkrete që do të fillojë menjëherë.

Përgjatë këtyre viteve, nëse kemi punu në plane të përgjithshme, ka ardhë koha që të marrim masa konkrete në zbatimin e masave”, tha Aliu.

Lajme të ngjashme