Dita e Pyjeve, Muja: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë - NACIONALE

Dita e Pyjeve, Muja: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka bërë me dije se do të pyllëzohen rreth 97 hektarë tokë.

Këtë zotim ai e ka bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve.

Gjatë një aktiviteti me rastin e kësaj dite, ai ka theksuar rëndësinë strategjike të pyjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Hapat që do t’i ndërmarrin janë pyllëzimi i rreth 97 hektarëve tokë me mbi 250,000 fidanë, krijimi i kadastrit pyjor për tokat publike, hartimi i planeve menaxhuese për rreth 30,000 hektarë pyje, si dhe miratimi i programeve dhe planeve zhvillimore për sektorin pyjor”, ka treguar Muja.

Lajme të ngjashme