Dita e Punëtorëve, rinia e PDK-së mban aksion para Qeverisë
Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar sot një aksion para objektit të Qeverisë.
Në shkallët pranë objektit, janë vendosur disa uniforma të policëve, zjarrfikësve e mjekëve.

Ndryshe, sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Sot do të mbahet edhe një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK).
Protesta do të fillojë në ora 10:30.
“Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) organizon një protestë me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve. Marshi nis nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt MASHT-it dhe përfunduar para Qeverisë. (Para Bibliotekës Kombëtare/ Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)” - thuhet në njoftim.