Dita e Pavarësisë, deputetët e Shqipërisë e të Kosovë bëhen bashkë për seancë në Tiranë - NACIONALE

Dita e Pavarësisë, deputetët e Shqipërisë e të Kosovë bëhen bashkë për seancë në Tiranë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dita e Pavarësisë, deputetët e Shqipërisë e të Kosovë bëhen bashkë për seancë në Tiranë.

Në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 260 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës do të behën bashkë në Tiranë.

Për herë të parë, deputetët e dy Kuvendeve do të mblidhen në sallën e seancave plenare.

Euronews Albania ka mësuar se mbledhja është parashikuar të zgjat 2 orë dhe gjithçka do të përmbyllet brenda ditës së diele.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla do të hapë seancën plenare më 27 nëntor dhe me pas fjalën do e marrë homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca.

Në ketë seancë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti do të mbaj një fjalim para 260 deputetëve.

Në këtë takim nuk pritet të firmosen marrëveshje mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme