Dita e Forcës: Presidentja Osmani viziton nesër kazermën “Adem Jashari”
Në nder të Ditës së Forcës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të shkoj në kazermën “Adem Jashari” të hënën e 27 nëntorit.
Njoftimi erdhi nga zyra për media e presidencës, duke treguar agjendën për nesër të Osmanit.
”Në orë 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton kazermën “Adem Jashari”, me rastin e DITËS SË FORCËS. Vendi: Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.