"Dita e Forcës": Osmani dhe Kurti shkojnë në kazermën “Adem Jashari” - NACIONALE

"Dita e Forcës": Osmani dhe Kurti shkojnë në kazermën “Adem Jashari”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Kosovë shënohet “Dita e Forcës”. Me rastin e kësaj dite, në vend janë paraparë disa aktivitet.

Tashmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë arritur në ceremoninë e shënimit të “Ditës së Forcës” në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndërkaq për shënimin e kësaj dite, Ministria e Mbrojtjës ka bërë të ditur se janë hapur dyert e kazermave për vizitorë.

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.” – thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme