‘Diskutuan rreth situatës së sigurisë në përgjithësi’’, asnjë fjalë për urën e Ibrit gjatë takimin Kurti-Munsch - NACIONALE

‘Diskutuan rreth situatës së sigurisë në përgjithësi’’, asnjë fjalë për urën e Ibrit gjatë takimin Kurti-Munsch

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje rreth takimit të kryeministrit Albin Kurti me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

ZKM bëri të ditkur se në takimin me Munsch, u diskutua për zhvillimet në rajon por dhe rreth situatës së sigurisë në përgjithësi.

Nga ana tjetër, çështja e hapjes së Urës së Ibrit nuk u përmend të jetë diskutuar fare.

”Përgjatë bashkëbisedimit, diskutuan rreth zhvillimeve në vend e rajon dhe rreth situatës së sigurisë në përgjithësi. Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me misionin e KFOR-it në Kosovë, Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e vullnetin për bashkëpunim e komunikim të vazhdueshëm, në sajë të punës së përbashkët e në shërbim të paqes dhe sigurisë paralelisht me sundimin e ligjit dhe rendit”.

”Gjithashtu nënvizoi se shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje në 2023-tën tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto Produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s, kryeministri nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Kryeministri Kurti e falënderoi Admiralin Munsch për takimin dhe bisedën, si dhe kontributin pozitiv të KFOR-it dhe NATO-s”.

Lajme të ngjashme