Disa persona dyshohet se vodhën një veturë në një hekurishte në Kaçanik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa persona kanë vjehdur një veturë në një hekurishte në Kaçanik.
Sipas policisë, vetura ishte blerë për pjesë, por kishte qenë në gjendje të rregullt.
Rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
VJEDHJE
Rr. Magjistrale Kaqanik-Ferizaj 07.09.2024 – NN. Është raportuar se persona të panjohur nga një hekurishtë dyshohet se kishin vjedhur një veturë e cila ishte blerë për pjesë, por kishte qenë në gjendje të rregullt pune dhe dy targa të një veturës tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.