“Diplomatja jonë, për herë të parë që nga paslufta, investime, progres”: 10 minutat e lajmeve qendrore në RTK, për gaz të zotit - NACIONALE

“Diplomatja jonë, për herë të parë që nga paslufta, investime, progres”: 10 minutat e lajmeve qendrore në RTK, për gaz të zotit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edicioni qendror i lajmeve mbrëmë në RTK, ka qenë për gaz të zotit.

Këtë e deklaroi edhe Agron Demi, pjesëtar i shoqërisë civile. Por, kjo dëshmohet nga një vëzhgim i thjeshtë i kronikave të raportuara.

Edicioni filloi me një takim të zv/kryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi. Por, për dallim, RTK-ja nuk i tha fare në detyrë. Madje, theksin e vuri te progresi i jashtëzakonshëm që ka pasur Kosova, e krejt në fund duke cituar se ato ishin fjalët e Bislimit.

Informacioni i dytë një tjetër takim. Tash, Donika Gërvalla quhet “diplomatja jonë”. Në lajme qendrore, pra, jo ministrja në detyrë e Jashtme por “diplomatja jonë”.

Raportimi i dytë fliste për kthimin e disa pronave të Trepçës, dhe fjalia ishte “Për herë të parë që nga paslufta”.

Më pas, investimi në stadiumin e Suharekës, mbi 11 milionë euro.

Nuk kanë të ndalur lajmet e mira të nderuar lexues. Më pas, RTK-ja tregoi për investimet marramendëse në ushtri ku thuhej “Transformimi i FSK-së ka hyrë në fazat e fundit, moment vendimtar për sigurinë kombëtare”.

E pas gjithë kësaj, iu dha pak hapësirë zhvillimeve në Gjykatën Speciale.

RTK-ja kohëve të fundit ka qenë në qendër të skandaleve për censurën, dhe largimin e disa redaktorëve nga ekrani.

Agron Demi ironizoi me këto lajme.

Postimi:

Lajmet e RTK sonte ne pese minutat e para:

- Kosova ka shenu progres te jashtezakonshem...

- Diplomatja e jone...

- Per here te pare qe nga pas lufta, Trepça...

- Investime ne infrastrukturen sportive...

- Investimet ne modernizimin e FSK...

Si lajmet ne kohen e Xhaxhit po tingellojne

Lajme të ngjashme