Diplomati kosovar gëzohet se e takoi historianin britanik: Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm - NACIONALE

Diplomati kosovar gëzohet se e takoi historianin britanik: Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drilon Gashi, shef i Misionit të Konsulatës së Përgjithshme të Kosovës në Varshavë të Polonisë, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka njoftuar se është takuar me Noel Malcolmin, historian i njohur britanik.

Duket se Gashi i është gëzuar shumë këtij takimi, pasi e ka quajtur “nder dhe privilegj” të jashtëzakonshëm.

Në një shkrim të “X”, Gashi ka njoftuar se Malcolm ka vizituar Konsulatën e Kosovës në Varshavë, ku ka prezantuar librin e tij të njohur, por tashmë klasik, me titullin “Kosova: Një histori e shkurtër”.

“Është vërtetë nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua që të mirëpres në Misionin e Kosovës në Poloni, historianin e njohur të Kosovës dhe popullit shqiptar Zotëri Noel Malcolm. Zotëriun Noel e ftuam që të prezantoj librin e tij “Kosova: Një Histori e Shkurtër” para publikut dhe opinionbërësve polakë. Shpresojmë gjithashtu që të nxisim interesimin për përkthimin dhe botimin e librit në gjuhën polake sidomos por edhe në gjuhët tjera të shteteve të Visegradit dhe Europës Qendrore. Vepra e historianit Malcolm flet vetë. Për Kosovën dhe shqiptarët ka sjellë një vëmendje dhe gjetje të historisë me rigorozitet akademik, me kureshtje prej dijetari dhe me etikën e punës që duhet për cilësinë e veprave të krijuara nga Malcolm” – ka shkruar diplomati kosovar.

Lajme të ngjashme