"Dimri i vetmisë së madhe", Hoxhaj ironizon me Kurtin dhe ministren Rizvanolli - NACIONALE

"Dimri i vetmisë së madhe", Hoxhaj ironizon me Kurtin dhe ministren Rizvanolli

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Dy ditë më parë Kurti e përmendi rrezikun e një konflikti të ri me Serbinë, ndërsa sot ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se Kosovën e pret një dimër i vështirë për shkak të rrymës.

Në kontekst ironie për këto dy deklarata. Hoxhaj ka postuar librin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare “Dimri i Vetmisë se Madhe”, krahas një mbishkrmi “No comment”.

Lajme të ngjashme