Dimër i vështirë: Komuna e Prishtinës ndan 300 mijë euro për gjeneratorë - NACIONALE

Dimër i vështirë: Komuna e Prishtinës ndan 300 mijë euro për gjeneratorë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka kohë që në vend po flitet se do të ketë një dimër të vështirë, si shkak i krizës energjetike. E duket se kjo ka alarmuar komunën e Prishtinës, të cilët kanë filluar përgatitjet për rrymë, duke hapur tender për blerjen e gjernatorëve.

Komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën e LDK-së, ka hapur tender për Furnizimin dhe montimin e gjeneratorëve, për institucionet edukativo-arsimore dhe nevojat tjera.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 300 mijë euro.

Në njoftimin e komunës thuhet se afati i fundit për pranim të tenderëve është 1 nëntori, ora 14:00.

Lajme të ngjashme