Dimal Bashës kësaj here s'i del 1-shi, i del një video ku denoncon VV-në për dhunë - NACIONALE

Dimal Bashës kësaj here s'i del 1-shi, i del një video ku denoncon VV-në për dhunë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Dimal Basha i del në mbrojtje partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit, Albin Kurti, sa herë që këta kritikohen. Por, ai dikur ishte më kritik se shumë prej kritikëve të sotëm të Kurtit.

Por dikur, vetë ai ishte kritikuesi i LVV-së. Gjatë kohës sa punonte si gazetar, Basha fliste për dhunën nga Lëvizja Vetëvendosje, duke përmendur këtu veprimet në protesta, e deri ato në institucione.

“Unë mendoj që kjo ka fillu për shkak të një kulture të keqe që është kriju brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo kulturë e keqe që është mbjell tash e sa kohë, duke filluar nga protestat në rrugë, por pastaj me përdorimin e dhunës në rrugë. Pastaj kjo dhunë kaloi nëpër institucione, siç e dimë të gjithë, pastaj kemi pasur dhunë ndaj njerëzve civilë në rrugë, kemi pasur dhunë ndaj policisë, dhunë ndaj vet institucioneve dhe gjithashtu kemi pasur dhunë edhe ndaj pushtetarëve, duke filluar nga ish-kryeministri Mustafa i cili është sulmuar në Kuvendin e Kosovës dhe gjithashtu e kemi pasur edhe dhunën ndaj ambasadores, mirëpo edhe një dhunë tjetër që nuk është folur shumë, ka qenë ajo dhuna psikologjike që është ushtru nëpër rrjete sociale”, deklaronte Basha.

Basha kishte qenë edhe gazetar në të kaluarën, dhe mbante një emision të quajtur "Direkt me Dimal Bashën" në një televizion lokal.

Deputetit, të cilit para disa ditësh i doli 1-shi në një diplomë të siguruar nga Nacionale, ka qenë fort i zëshëm në sulmet ndaj sindikalistëve.

Madje, në ditën kur këta të fundit, njoftuan për pezullimin e grevës, Basha deklaroi se Kurti “i palon 50 Rrahmana”, duke nënkuptuar kështu për kryesindikalistin Rrahman Jasharajn.

Një debat tjetër mjaft të ashpër, Basha e pati edhe në hapësirat e Kuvendit me Jasharajn, ku dëgjohej duke bërtitur.

Lajme të ngjashme