Dimal Basha vjen me një tjetër sqarim për notat e dobëta, arsyeton 1-shin në biologji
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një shkrimi shumë të gjatë në Facebook, ka provuar të sqaroj në detaje rrugëtimin e tij shkollor.
Suksesin jo të mirë në shkollë të mesme, Basha e arsyeton për shkak të represionit serb, ku thotë se gjimnazin e ka përfunduar në periudhën e sistemit paralel të shkollimit.
“Mësimi është kry në shtëpi private! Oraret kanë qenë në dy e tri ndërrime! Aty ka pas mësim për hir të mësimit, por nuk ka pas as tekste, as fletore, as banka, as nxemje, as kohë, e rrjedhimisht as dije s’ka mujt me pas. Ne kemi pas edhe anglisht si lëndë, por asnjëherë anglisht nuk kemi mbajtë, dhe komplet anglishten e kam pas mësuar nga filmat e muzika, por asnjëherë në shkollë”, shkruan Basha ndër tjera.
1-shin në Biologji, Basha e arsyeton me faktin se në shkollën e mesme nuk kanë mësuar asgjë në biologji, anipse figuronte si lëndë shkollore. Tekas thotë se me këtë lëndë është njoftuar më detajisht në Shetetet e Bashkuara.
“Në New York për herë të parë e kam lexu “The Greatest Shoë on Earth,” librin e Richard Daëkins, ku jam mahnit me formën e thjeshtë që e shpjegon teorinë e evolucionit. Pra Richard Daëkins ka qenë udhërrëfyesi që unë me kuptu rëndësinë e evolucionit, dhe pastaj nga aty jam njoftu edhe me librin tjetër të tij “God Delusion,” dhe ku jam njoftu me Dan Dennet, Sam Harris, Christopher Hitchens, e plotë tjerë që kishin hap një debat të ri mbi religjionet”, shkruan Basha.
Statusi i plotë: