Dimal Basha: Përparim Ramës i kish hup busulla
Dimal Basha, deputet i VV-së, ka publikuar një shkrim në të cilin ka kritikuar Përparim Ramës, kryetar i Komunës së Prishtinës.
Basha ka shkruar se “Përparim Ramës i kish hup busulla!”.
“Ky bashkëpunëtori i LDK-së niherë dul mashtroj publikun se qysh ky i ka ‘organizu’ Lojërat Mesdhetare, ku kontributin e vetëm në komplet procesin e ka veç një nënshkrim, sikur që e kanë edhe 6 kryetarë të komunave tjera.” – shkroi ai.
Basha e komentoi edhe deklaratën e Ramës, i cili theksoi se ministri i Financave, Hekuran Murati, po e bllokonte një projekt të unazës, që sipas Ramës kushto 350 milionë euro.
“Tash paska thanë Qeveria po ma bllokon ni projekt që po kushtojka veç 350 milion euro. Po me pas kanë Kryetar i Londrës kishin ba hajgare m’i lyp 350 milion euro, e jo për ni udhë n’Prishtinë!
Qysh ka thanë ai i moçmi, ide edhe unë kam plotë, veç a ki pula!” – shkroi ai.