Dimal Basha në rolin e prokurorit: Kërkon që të intervistohet Ramush Haradinaj që tha se “Kurti është njeri i Serbisë”
Deputeti Dimal Basha ka kërkuar që Ramush Haradinaj të intervistohet nga Prokuroria Speciale.
Kjo pas deklaratave të tij se “Kurti është njeri i Serbisë”.
Postimi:
Ngjarja e parë që do të duhej të merrte vëmendje sot është intervistimi i deputetit Haradinaj nga Prokuroria Speciale, lidhur me pretendimet e tij se ‘Kryeministri është njeri i Serbisë’.
Pse s’po shkon me pyet Prokuroria Speciale për dëshmitë?!