Dimal Basha i VV-së ka disa fjalë për ‘vajzën e Prokurorit' - NACIONALE

Dimal Basha i VV-së ka disa fjalë për ‘vajzën e Prokurorit'

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në rrjetet sociale që nga mbrëmë po qarkullon një video ku një vozitëse kërcënon një këmbësore në vijat e bardha në Prishtinë. Në videon e incizuar nga vet kombësorja, shihet vozitësja tek e fyen të njejtën dhe në fund i arsyeton fjalët e sajë duke thënë se është e ‘paprekshme’ se është vajza e prokurorit, shkruan Nacionale.

E për këtë rast ka reaguar edhe Dimal Basha i Vetëvendosjes.

“Vajza e prokurorit!!!.Kjo video flet për reputacionin e Prokurorisë, ku edhe fëmijët e tyre besojnë se janë të paprekshëm, se munden me shkel njerëz n’rrugë edhe mos me dhanë përgjegjësi. Ku e kanë mësu këtë kulturë? Një e di që nuk ia kanë mësu qytetarët, e kanë mësu diku tjetër. Edhe nëse del se nuk është vajza e prokurorit, veq fakti që e beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi”, thuhet në reagimin e Bashës.

Lajme të ngjashme