Dimal Basha i hip skijave, raportohet se po kalon pushimet dimërore në Bansko të Bullgarisë - NACIONALE

Dimal Basha i hip skijave, raportohet se po kalon pushimet dimërore në Bansko të Bullgarisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, duket se pushimet dimërore po i kryen në Bansko të Bullgarisë.

Basha i VV-së raportohet se ka zgjedhur qëndrën e skijimit Bansko në Bullgari, sipas disa lexuesve tanë që kanë dërguar edhe fotografi në redaksi.

Ky vend është frekuentuar nga mijëra pushues gjatë kësaj dite.

Në fotografi, ai shihet i veshur për skijim dhe pajisjet për praktimin e këtij sporti dimëror.

Përndryshe deputeti Basha është nga më të zëshmit prej deputetëve të grupit të tij. Ai kishte lavdëruar aksionin e Prokurorisë për rastin “Brezovica”, por duket se kësaj radhe ka preferuar Banskon para Brezovicës.

Lajme të ngjashme