Dimal Basha dëshmon ‘pro-amerikanizmin’, harron idolin në futboll për Amerikën
Deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i është plotësuar lutja që sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, të mos mund të shënojë gol në ndeshjen mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Basha i cili është edhe kryetar i grupit parlamentar për miqësi me ShBA-të, e dëshmoi edhe njëherë tjetër ‘pro-amerikanizmin’ e tij.
Ndonëse njihet si një tifoz i flaktë i skuadrës në të cilën luan sulmuesi Harry Kane, Tottenham Hotspur, Basha ka “tradhtuar” ekipin e zemrës duke u rreshtuar me SHBA-në në këtë përballje mes dy kombëtareve.
“Një nga momentet e rralla ku lutem që Harry Kane mos me shënu!” – shkroi Basha në Facebook.