Dikush në ShBA e fitoi në lotari "jackpot"-in prej 1 miliard e 130 milionë dollarësh - NACIONALE

Dikush në ShBA e fitoi në lotari "jackpot"-in prej 1 miliard e 130 milionë dollarësh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një biletë fituese e “jackpot”-it prej 1 miliard e 130 milionë dollarësh e lotarisë “Mega Millions”, e cila ishte shitur në New Jersey të ShBA-së, u tërhoq të martën. Kjo qe hera e tretë që çmimi i madh fitohet nga dikush me shumë njëmiliardëshe ose më shumë nga janari i vitit të kaluar.

Shorti i së martës ishte tërheqja e 31-të që nga fitorja e fundit e “jackpot”-it, periudhë e gjatë që ndikoi në rritjen e shumës në mbi 1 miliard dollarë, raporton gazeta “The Washington Post”.

Numrat fitues ishin 7, 11, 22, 29 dhe 38, ndërsa numri që njihet si “Megaplier” ishte 4.

Nëse fituesi dëshiron që të marrë para të gatshme, ai mund të tërheqë 537,5 milionë dollarë, ndërsa nëse e dëshiron shumën e plotë prej 1,13 miliard dollarësh, duhet të pajtohet që atë ta tërheqë përmes pagesave vjetore gjatë 29 viteve të ardhshme.

Kjo shumë është “jackpot”-i i pestë më i madh që jepet ndonjëherë nga lotaria “Mega Millions”.

Shuma më e madhe u fitua nga një person në Florida në gusht të vitit të kaluar – 1,6 miliard dollarë.

Lajme të ngjashme