Dikur i zvogëlonte protestat e VV-së, tash "zvogëlohet" pas Kurtit - NACIONALE

Dikur i zvogëlonte protestat e VV-së, tash "zvogëlohet" pas Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Baki Kelani është nga figurat publike më të njohura të Policisë së Kosovës.

Të qenit zëdhënës i Policisë, ai shpesh është përballur me pyetje e përgjigje të vështira.

E një nga deklaratat e tij më të famshme ishte edhe ajo rreth protestë së 9 janarit të vitit 2016, të cilën e kishte organizuar Vetëvendosje, në krye me z.Albin Kurti, tash kryeministër i Kosovës.

Kelani, atëbotë, kishte thënë se në protestën e organizuar nga VV, AAK, e Nisma, morën pjesë jo më shumë se 800 qytetarë, ndonëse sipas raportimeve kishte shumë më shumë se aq.

Por, sot Kelani është parë “gatitu” pas Kurtit, në organizimin për 23 vjetorin e Policisë së Kosovës.

Metaforikisht, pas zvogëlimit të protestës së VV-së, tash është radha e Kelanit të “zvogëlohet” para pushtetitt të Kurtit.

Gatitu, ndonëse pak me fytyrë më të mrrolur, Kelani u pa edhe gjatë fjalimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili dikur si protestues gjuante me guar Policinë.

Nuk dihet nëse z.Kelani ka ndërruar qëndrim në lidhje me masovitetin e protestës ku sipas tij kishte jo më shumë se 800 qytetarë protestues.

Lajme të ngjashme