Digjet një veturë në Gllamnik, dyshohet se brenda saj ka eshtra të njeriut
Një person dyshohet se ka vdekur pasi një veturë e tipit Golf 7 është djegur në Gllamnik të Podujevës.
Sipas “Klan Kosova”, rasti është konfirmuar nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
“Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë” – citohet se ka thënë ai.
Nacionale ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.