Digjet një veturë me targat RKS në veriun e Mitrovicës
Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit.
Sipas Policisë, lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet.
Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore.
"Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale", thuhet në njoftim.
E rasti i vënies së zjarrit në makina të cilat bartin targat RKS gjatë ditëve të fundit kanë qenë të shpeshta Djegia e veturave vazhdoi edhe sot pas shumë zhvillimeve në veri.
Kujtojmë se Lista Serbe të shtunën ka njoftuar për dorëheqje nga institucionet drejtuese të Kosovës.
Lajmi për tërheqjen e tyre erdhi pas shkarkimit të drejtori të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.
Gjuriq theksohet të ketë sabotuar punën, pikërisht në lidhje me shpërndarjen e fletëqortimeve për serbët të cilët nuk konvertuarn targat e automjeteve.