Digjet një veturë me targa të Serbisë në Mitrovicën Veriore
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është djegur një veturë me targa të Serbisë në Mitrovicën Veriore.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri ka dëmtuar edhe një pjesë të një çatie afër veturës.
Raporti i plotë:
ZJARRVËNIE
Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 10.09.2023 – 02:05. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë, me targa të Serbisë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit, eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri ka dëmtuar edhe një pjesë të një çatie që ishte afër veturës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.