Digjet një shtëpi në Grabovc të Fushë-Kosovës
Një shëpi në fshatin Grabovc të Fushë-Kosovës është përfshirë nga zjarri.
Nga Brigada e Zjarrfikësve, e kanë konfirmuar lajmin për Klan Kosovën.
“Ekipet ende gjenden në terren. Është kapluar nga zjarri një shtëpi. Rasti ka ndodhur në fshatin Grabovc i ultë”, kanë thënë nga Brigada e Zjarrfikësve.
Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar nga ky rast.