Digjet një objekt në Vragoli të Fushë-Kosovës, nuk ka të lënduar - NACIONALE

Digjet një objekt në Vragoli të Fushë-Kosovës, nuk ka të lënduar

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Një objekt është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në fshatin Vragoli, në komunën e Fushë Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

Bazuar në informacionet e para, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka raportime për persona të lënduar.

Njësitet e zjarrfikësve dhe policia kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Lajme të ngjashme