Digjet një ekskavator në Zveçan, rasti po hetohet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është djegur një ekskavator në Zveçan.
Sipas raportit 24 orësh, rrethanat janë të panjohura.
Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
ZJARRVËNIE
Zveçan 24.04.2023 – 03:40. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një ekskavator. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.