Digjen dy vetura të Komunës së Zveçanit - NACIONALE

Digjen dy vetura të Komunës së Zveçanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka konfimuar djegien e dy veturave të komunës së Zveçanit.

Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë së Kosovës në veri, ka konfirmuar se veturat kanë qenë në parkingun e Komunës.

“Sot në mëngjes rreth orës 01:40 janë djegur dy vetura të komunës së Zveçanit, të cilat kanë qenë në parkingun e komunës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet” – ka thënë Elshani, për Dukagjinin.

Lajme të ngjashme