Dibrani pret në takim zyrtarin e Departamentit të Shtetit, flasim për forcimin e bashkëpunimin ndërinstitucional
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, e ka priti në takim zyrtarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së nga Zyra për Kundërterrorizëm, Kyle Conahan.
Dibrani e ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë institucionit që drejton.
Në takim është diskutuar edhe për çështjet që lidhen me kundërterrorizmin, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e sigurisë.
“Gjatë takimit, Drejtori Dibrani i informoi për zhvillimet, të arriturat dhe sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtare, me theks të veçantë në rolin dhe avancimin e Njësisë së Inteligjencës së SHKK-së. Po ashtu, Drejtori Dibrani falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë, e në veçanti Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Shërbimi Korrektues i Kosovës sot është lider në rajon, si për nga trajtimi ashtu edhe për nga siguria, e po ashtu edhe shembull i suksesit dhe model për tu ndjekur nga vendet e rajonit. Në takim u diskutua edhe për çështjet që lidhen me kundërterrorizmin, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e sigurisë”, është thënë në njoftimin e Shërbimit Korrektues.