Dialogu për Klimën: Aliu takon John Kerry-n në Berlin - NACIONALE

Dialogu për Klimën: Aliu takon John Kerry-n në Berlin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Berlin të Gjermanisë po mbahet dialogu për klimën, ku shtetet me anë të të deleguarve të tyre po diskutojnë rreth ndryshimeve klimatike si dhe për të parë mekanizmat konkret që shtetet mund të ndërmarin për këtë çështje.

I dërguari i posaçëm për klimën prej ShBA-së është John Kerry, ish sekretari i shtetit të ShBA-ve.

Aty po merr pjesë edhe ministri i Planifikimit Hapsionor prej Kosovës, Liburn Aliu.

E Kerry me Aliun-n u takuan aty, ku ky i fundit postoi një fotografi me mbishkrim nga ky takim.

“ShBA-të mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm drejt rritjes tonë ekonomike, çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike, dekarbonizimit të sektorit të energjisë si dhe avancimit të mëtutjeshëm të së mirës së përgjithshme dhe vlerave demokratike” shkroi Aliu në Facebook.

Postimi i plotë: