Dialogu Kosovë–Serbi, Rama e bën përgjegjëse Serbinë: Nuk është e gatshme ta pranojë realitetin - NACIONALE

Dialogu Kosovë–Serbi, Rama e bën përgjegjëse Serbinë: Nuk është e gatshme ta pranojë realitetin

4 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka fajësuar Serbinë për mungesën e rezultateve të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, ai ka thënë se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në këtë proces.

Sipas tij, Serbia nuk është në gjendje të pranoi realitetin se Kosova është e pavarur.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin, ndërsa realiteti ka ndryshuar. Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës”, ka thënë Rama, raporton “KosovoOnline’.

Ai ka bërë me dije se shteti serb duhet të pajtohet me realitetin në Kosovë.

“Këtu nuk bëhet fjalë për dobësi, por për pranimin e faktit se realiteti ka ndryshuar. Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë gjetën rrugën e tyre dhe u bënë të pavarur, edhe shqiptarët kishin të drejtën për vetëvendosje. Natyrisht, kjo duhet të shoqërohet me bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie harmonike me pakicat. Sot shqiptarët nuk janë më pakicë në Serbi, ndërsa serbët janë pakicë në Kosovë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme