Dhunohet e mitura në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën- vajzën e mitur kosovare.
Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Ferizaj 22.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.