Dhunimi i 11-vjeçares: Jep dorëheqje edhe një drejtor tjetër - NACIONALE

Dhunimi i 11-vjeçares: Jep dorëheqje edhe një drejtor tjetër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka dhënë dorëheqje edhe z. Ali Gashi, Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, pas rastit tronditës të dhunimit seksual të 11 vjeçares në Prishtinë nga pesë persona, dy prej të cilëve dyshohet të kenë pasur vepra të mëparshme penale.

Kjo dorëheqje pason dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti.

Siç thuhet në komunikatë, “dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.”

Dorëheqja tashmë është miratuar nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lajme të ngjashme