Dhunimi i 11-vjeçares, Çitaku: Të publikohen emra, jo inicialet - NACIONALE

Dhunimi i 11-vjeçares, Çitaku: Të publikohen emra, jo inicialet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar lajmin e tmerrshëm për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, kërkoi që të dyshuarve për dhunim mos t’i shkruhen vetëm inicialet por emrat dhe mbiemrat.

“Emrat. Jo inicialet.” – shkroi Çitaku në Facebook.

Kujtojmë që mbrëmë në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, pesë persona dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë të moshës 11 vjeçare në disa lokacione.

Gazeta Nacionale ka mësuar se e mitura rastin e ka denoncuar në polici së bashku me nënën e saj.

Lajme të ngjashme