Dhunim në tentativë: Një muaj paraburgim për të dyshuarin - NACIONALE

Dhunim në tentativë: Një muaj paraburgim për të dyshuarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për veprën penale “Dhunim në tentativë”.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e Gjykatës.

Njoftimi:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit O.L

Prishtinë, 03 Korrik 2024 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale Dhunim në tentativë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhen e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajme të ngjashme