Dhunë për Bajram: Babë e bir rrahën me dhëndrin në Çagllavicë, pesë persona rrahën në Rahovec - NACIONALE

Dhunë për Bajram: Babë e bir rrahën me dhëndrin në Çagllavicë, pesë persona rrahën në Rahovec

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se Festa e Fitër Bajramin nuk ka qenë shumë e qet.

Në raportin e policisë për ditën e premten janë identifikuar disa raste të dhunës në qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit, babë e bir dje janë rrahur me dhëndrin e tyre në Çagllavicë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje babë e birë meshkuj kosovarë janë përleshur me dhëndrin e tyre mashkull kosovar. Të lënduarve i është dhënë tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e PK-së.

Gjithashtu raporti ka identifikuar një rast tjetër të dhunës, ku në një rrahje në Rahovec janë përfshirë pesë persona.

Pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe, ku si pasojë lëndime marrin pesë viktima meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar”, tregon raporti.

Kurse, policia ka treguar se mbrëmë një qytetari nga Skenderajt i është djegur vetura në oborrin e shtëpisë.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vetura e tij e parkuar në oborrin e shtëpisë”, ka bërë me dije policia.

Lajme të ngjashme